Prezantimi i emisioneve

E Djele, 18 Mars 2012

Kontrabanda, arrestime në Vlorë

Katër persona mes të cilëve edhe një doganier kanë rënë në prangat e policisë së Vlorës për kontrabandë mallrash.

Burime nga policia bëjnë me dije se  ndalimi I Eduard Veizaj, 41vjec  me profesion inspektor dogane, si dhe Klevis, Artan e Florjan Brahimaj përkatësisht 19, 23 dhe 24 vjeç është bërë gjatë operacionit të koduar Dogana. Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kaluar kontrabandë një sasi të caktuar mallrash për të cilat paguhet akcizë. Më konkretisht bëhet fjalë për rreth 96 shishe verë, 20 pako kafe, medikamente të ndryshme etj. Mallrat ishin të fshehura në një kamion me targa Vlore. Ky mjet është kontrolluar nga inspektori I doganës Eduart Veizaj, I cili nuk ka marrë masa gjatë konstatimit të mallrave. Më pas ato janë transportuar me një automjet tip Benz në afërsi të banesës së tre shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje. Në këto momente tre personat e lartpërmendur janë kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë.  Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre është gjetur një sasi e konsiderueshme vere e papasur me pullën fiskale. Burime nga policia bëjnë me dije se po vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Planet në Satelit

Planet Fokus

Kontakto me ne Sitemap  Universiteti Kristal

Reklamo Biznesin ne Web


Adresa: Autostrada Tiranë – Durrës, Km 3
Tiranë, Albania
Tel:    +355 42 453533

          

Lajme
Emisione
Video
Rreth Nesh
Kontakte


Adresa: Autostrada Tiranë – Durrës, Km 3
P.O.Box 1521
Tel: +355 (0) 42 407 225
Cel: +355 (0) 66 60 22 373
E-Mail: info@kristal.edu.al
Web: www.kristal.edu.al

KONTAKTO: +355689005195