Prezantimi i emisioneve

E Premte, 06 Janar 2012

Riciklimi i mbetjeve plastike, rriten eksportet


Shumë pak njerëz e dinë se një bidon ujë apo një shishe Coca Cola, mund të transformohet në veshje, apo material mbushës për dyshekë e jastëkë. Falë riciklimit të mbetjeve plastike prodhohen sot qindra produkte që I shërbejnë industrisë tekstile.

Në Shqipëri riciklimi I mbetjeve mbetet një biznes jo shumë I zhvilluar, megjithatë ka fabrika të cilat përpunojnë materialet plastike, për ti eksportuar më pas jashtë vendit. Një prej tyre është edhe GPR Albania e cila e ka nisur aktivitetin rreth dy vite më parë. Kjo kompani riciklon rreth 20 ton mbetje në javë, të cilat I eksporton më pas në vende të ndryshme të botës. Kjo fabrikë aktualisht kryen vetëm një proces riciklimi atë të copëzimit. Materialet grumbullohen nga pika të ndryshme, ndahen sipas llojit dhe më pas përpunohen. Një problem shqetësues për këtë lloj biznesi mbetet sigurimi I lëndës së parë. Duke qenë se një pjesë e konsiderueshme e mbetjeve eksportohen pa u përpunuar, kjo e vështirëson sigurimin e lëndës së nevojshme për të punuar me kapacitet të plotë. Nga ana tjetër mospërpunimi I këtyre mbetjeve, mund të shkaktojë ndotje të pallogaritshme të ambientit. Riciklimi I mbetjeve nis që me grumbullimin e tyre, ndarjen e më pas përpunimin. Materialet që përftohen duke përdorur si lëndë të parë, mbetjet e ricikluara kanë një kosto më të ulët, por mbi te gjitha impakti që ka në mjedis një proces I tillë është mjaft pozitiv.

Planet në Satelit

Planet Fokus

Kontakto me ne Sitemap  Universiteti Kristal

Reklamo Biznesin ne Web


Adresa: Autostrada Tiranë – Durrës, Km 3
Tiranë, Albania
Tel:    +355 42 453533

          

Lajme
Emisione
Video
Rreth Nesh
Kontakte


Adresa: Autostrada Tiranë – Durrës, Km 3
P.O.Box 1521
Tel: +355 (0) 42 407 225
Cel: +355 (0) 66 60 22 373
E-Mail: info@kristal.edu.al
Web: www.kristal.edu.al

KONTAKTO: +355689005195