Prezantimi i emisioneve

Kreu » Lajme » Lajme » Tirana me plan të ri rregullues brenda 2012-ës
E Enjte, 04 Gusht 2011

Tirana me plan të ri rregullues brenda 2012-ës

Vitet e fundit të zhvillimit marramendës të Tiranës kanë sjellë në qendër të nevojës një plan urbanistik zhvillimi për kryeqytetin. Dje kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha, është takuar me përfaqësues të agjencisë Japoneze për Bashkëpunimin Ndërkombëtar, e cila do të ketë detyrën të angazhohet në hartimin e këtij plani.

Kërkesat kryesore të  Bashës janë mbështetur në dy parimet bazë, vlerësimi i drejtë i pronësisë private si dhe zgjerimi i hapësirave publike të cilat i mungojnë kryeqytetit. Plani I ri rregullues pritet të përfundojë brenda vitit 2012-të. E pikërisht detyra e tij nisi me pezullimin e lejeve të ndërtimit për një periudhë një - vjeçare. Gjithashtu dhe Policia Bashkiake ka nisur veprimet konkrete në terren për të prishur ndërtimet pa leje. Gjithsesi puna e atyre kompanive që kanë një kontratë me bashkinë do të vijojë. Deri në këto momente Tirana u zhvillua pa një plan urbanistik në mëndje që edhe pse u miratua nuk pati mundësi të jetësohej. Me planin e ri rregullues pritet një dorë  e fortë dhe ndërhyrje në ç’do bllok lagje për tu sistemuar. Janë premtuar hapësira të gjelbëruara, për fëmijët për të moshuarit dhe hapësira sipas standardeve evropiane.

Planet në Satelit

Planet Fokus

Kontakto me ne Sitemap  Universiteti Kristal

Reklamo Biznesin ne Web


Adresa: Autostrada Tiranë – Durrës, Km 3
Tiranë, Albania
Tel:    +355 42 453533

          

Lajme
Emisione
Video
Rreth Nesh
Kontakte


Adresa: Autostrada Tiranë – Durrës, Km 3
P.O.Box 1521
Tel: +355 (0) 42 407 225
Cel: +355 (0) 66 60 22 373
E-Mail: info@kristal.edu.al
Web: www.kristal.edu.al

KONTAKTO: +355689005195