Prezantimi i emisioneve

Kreu » Lajme » Lajme » Testet e kualifikimit të mësuesve, këtë vit më pak ngelës
E Premte, 17 Qershor 2011

Testet e kualifikimit të mësuesve, këtë vit më pak ngelës

Mësuesit që ju nënshtruan testit të kualifikimit për të përfituar shtesë rroge, kanë tashmë në duar përgjigjet e testit. Krahasuar me një vit më parë, këtë vit ka me pak ngelës, ndërsa është rritur numri I mësuesve që janë vlerësuar me shumë mirë. Drejtoresha e Institutit të Zhvillimit të Arsimit,Tidita Abdurahmani ka sqaruar se në total kanë ngelur vetëm 2% e pjesmarësve.

Mësuesit që kanë rezultuar ngelës në këtë test, nuk do të përfitojnë prej rritjes së pagës, por kanë të drejtë ta përsërisin këtë test vitin që vjen. Ndërkaq shtesa në pagë shkon paralelisht me kategorinë, çka do të thotë se një mësues që ka 5 vite punë, përfiton 5% rritje page, ndërsa mësuesi që ka 20 vite pune, përfiton 20% rritje page. Testit ju nënshtruan këtë vit 2676 mësues të cilët u vlerësuan në bazë të tre niveleve të matjes, portofolit profesional që së bashku me bonuset kishte në total  30 pikë, ndërsa testi me shkrim 70 pikë.

Planet në Satelit

Planet Fokus

Kontakto me ne Sitemap  Universiteti Kristal

Reklamo Biznesin ne Web


Adresa: Autostrada Tiranë – Durrës, Km 3
Tiranë, Albania
Tel:    +355 42 453533

          

Lajme
Emisione
Video
Rreth Nesh
Kontakte


Adresa: Autostrada Tiranë – Durrës, Km 3
P.O.Box 1521
Tel: +355 (0) 42 407 225
Cel: +355 (0) 66 60 22 373
E-Mail: info@kristal.edu.al
Web: www.kristal.edu.al

KONTAKTO: +355689005195