Prezantimi i emisioneve

Kreu » Lajme » Lajme » Dita botërore e dhurimit të gjakut. Vendi ynë mungesa në rezerva
E Marte, 14 Qershor 2011

Dita botërore e dhurimit të gjakut. Vendi ynë mungesa në rezerva

Vendi ynë nuk ka rezerva të mjaftueshme gjaku për të mbuluar nevojat e gjithë popullatës. Konkretisht nga 3000 qese gjaku në vit, aktualisht ne kemi vetëm 2000 të tilla. Por pavarësisht kësaj mungese zv.presidentja e Organizatës Shqiptare të Dhuruesve Vullnetarë të Gjakut, Romina Kardoshi ka theksuar se krahasuar me disa vite më parë, gjendja e rezervave të gjakut, është përmirësuar ndjeshëm.

Sot numërohen gati 126 dhurues të rregullt të cilët dhurojnë gjak të paktën 2 herë në vit. Nëse do ti referohemi disa viteve më parë, të vetmit dhurues ishin ata me pagesë. Nevojat për gjak shtohen sidomos gjatë stinës së verës. Ardhja e emigrantëve e për pasojë shtimi I popullsisë, bën që të ketë më tepër nevoja për këtë produkt. Në këtë drejtim janë shtuar edhe aktivitetet sensibilizuese të cilat synojnë të nxisin njerëzit që të kuptojnë rëndësinë e dhurimit të gjakut. Kryeqyteti ka më shumë rezerva gjaku, kjo pasi këtu është përqendruar popullsia më e madhe. Ndërsa në shumicën e rretheve, nuk mund të thuhet e njëjta gjë.

 

Planet në Satelit

Planet Fokus

Kontakto me ne Sitemap  Universiteti Kristal

Reklamo Biznesin ne Web


Adresa: Autostrada Tiranë – Durrës, Km 3
Tiranë, Albania
Tel:    +355 42 453533

          

Lajme
Emisione
Video
Rreth Nesh
Kontakte


Adresa: Autostrada Tiranë – Durrës, Km 3
P.O.Box 1521
Tel: +355 (0) 42 407 225
Cel: +355 (0) 66 60 22 373
E-Mail: info@kristal.edu.al
Web: www.kristal.edu.al

KONTAKTO: +355689005195